PADERBORNI RIKTHEHET NË BUNDESLIGË, WOLFSBURGU BIE NGA ELITA

PADERBORNI RIKTHEHET NË BUNDESLIGË, WOLFSBURGU BIE NGA ELITA

SC Paderborn 07 ka siguruar rikthimin në Bundesliga, pasi mposhti në ndeshjen vendimtare VfL Wolfsburg në “play-out”, duke i rrëmbyer vendin në elitë.

Ndeshja e kthimit u mbyll 2-1 në favor të Paderbornit, ndërsa pas barazimit në sfidën e parë dhe rezultatit 1-1 në kohën e rregullt të takimit të dytë, goli në shtesë vulosi rënien e Wolfsburgut në 2. Bundesliga.

Ky rezultat përbën një goditje të rëndë për mesfushorin e Kosovës Elvis Rexhbeçaj, i cili ishte transferuar së fundmi te Wolfsburgu dhe priste të luante në elitën e futbollit gjerman.

Rexhbeçaj kishte firmosur kontratën në muajin prill, pas kalimit nga FC Augsburg, por tani do të jetë i detyruar ta nisë aventurën e tij të re në kategorinë e dytë, pas rënies së klubit nga Bundesliga.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *