Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin këtë mëngjes, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Librazhd-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur për vdekje një 7-vjeçar, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin dhe dinamikën e tij.
Ngjarja e sotme vjen vetëm tre javë pas tragjedisë në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e fëmijëve në rrugë.
