KIMI ANTONELLI TRIUMFON SËRISH, FITON EDHE NË MONTREAL

KIMI ANTONELLI TRIUMFON SËRISH, FITON EDHE NË MONTREAL

Kimi Antonelli vazhdon të dominojë sezonin 2026 në Formula One, duke fituar në Montreal Çmimin e Madh të katërt radhazi.

Pas një gare spektakolare me duele dhe parakalime të shumta mes George Russell dhe Antonelit, gjithçka ndryshoi në xhiron e 30-të, kur piloti britanik u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi teknik me Mercedesin e tij “W17”. Rasëll parkoi makinën në zonën e sigurisë, duke shfaqur hapur zhgënjimin pas abandonimit.

Nga ai moment, Antoneli administroi me qetësi garën pas “pit stop”-it dhe marshoi drejt një tjetër fitoreje të madhe. Pas triumfeve në Shanghai, Suzuka dhe Majami, talenti italian kompletoi “pokerin” edhe në Kanada, duke thelluar diferencën në renditje ndaj shokut të skuadrës, nga 18 në 43 pikë.

Në podiumin e Montrealit, pas Antonelit, u rendit Lewis Hamilton me Scuderia Ferrari në vendin e dytë, rezultati i tij më i mirë me skuadrën italiane, ndërsa Max Verstappen me Red Bull Racing përfundoi i treti.

Hamilton arriti të afrohej dhe më pas të kalonte Vershtapen shtatë xhiro para fundit, ndërsa jashtë podiumit mbeti Charles Leclerc, i cili shpëtoi në limite një fundjavë të vështirë dhe larg ritmit të Hamiltonit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *