MAQEDONI E VERIUT/ AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN, HUMBIN JETËN KATËR PERSONA

MAQEDONI E VERIUT/ AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN, HUMBIN JETËN KATËR PERSONA

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar gjatë natës në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën.

Sipas raportimeve, një automjet tip BMW është përplasur fuqishëm me një kamion me targa të Kosovë. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa makina është përfshirë menjëherë nga flakët, duke e bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, të cilat kanë punuar për neutralizimin e flakëve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera mbi identitetin e viktimave dhe shkaqet e përplasjes tragjike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *