Një ngjarje e rëndë ka tronditur aktivitetet e lidhura me Festivali i Filmit në Kanë, pasi modelja venezueliane Andrea del Val publikoi video në rrjetet sociale ku shfaqej me fytyrën e mbuluar me gjak, duke akuzuar stilistin Giovanni Laguna për agresion fizik.
Në videon e shpërndarë online, Andrea del Val dëgjohet duke thënë: “Shikoni çfarë më bëri Giovanni Laguna. Kjo është ajo që doja, që të tregoje kush je”, ndërsa më pas filmon kaosin brenda dhomës së hotelit ku ndodhi incidenti.
Sipas mediave latino-amerikane, debati mes tyre degjeneroi në një përleshje fizike. Dëshmitarët raportuan se dëgjuan britma dhe zhurma të forta përpara se klientët e hotelit të njoftonin policinë franceze.
Autoritetet franceze arrestuan më pas Giovanni Laguna-n, ndërsa në pamjet që qarkulluan në rrjet ai shihet duke u larguar i prangosur nga policia.
Andrea del Val mori ndihmë mjekësore pas incidentit dhe raportet tregojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Giovanni Laguna ka mohuar akuzat për dhunë fizike, duke pretenduar se plagët e modeles u shkaktuan aksidentalisht gjatë një përplasjeje për një telefon celular.
