Prince Andrew po përballet me një hetim gjithnjë e më kompleks nga Thames Valley Police, ndërsa autoritetet kanë përsëritur thirrjen publike për dëshmitarë dhe informacione të reja mbi dyshimet për sjellje të pahijshme në detyrën publike.
Sipas hetuesve, ekziston shqetësimi se opinioni publik mund të besojë gabimisht se hetimi lidhet vetëm me pretendimet se Andrew kishte ndarë informacione tregtare konfidenciale me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Megjithatë, policia britanike thekson se vepra penale e “sjelljes së keqe në detyrën publike” përfshin një gamë më të gjerë shkeljesh të mundshme, si abuzimi me detyrën, korrupsioni, përfitimet personale, sjellja financiare e pahijshme dhe pretendime të tjera serioze.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet janë veçanërisht të interesuara të kontaktojnë një grua që pretendon se ishte dërguar në rezidencën e ish-princit në Windsor “për qëllime seksuale”.
Hetuesit u kanë bërë thirrje edhe personave të tjerë që mund të kenë qenë viktima të Epstein ose që disponojnë informacione relevante, të paraqiten pranë autoriteteve britanike.
Hetimi ndaj ish-anëtarit të familjes mbretërore u nxit pas publikimit të dosjeve të Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me çështjen Epstein.
