POGRADEC/ VIDHET GJATË NATËS NJË DYQAN BULMETI, ZHDUKET DJATHI DHE GJIZA

POGRADEC/ VIDHET GJATË NATËS NJË DYQAN BULMETI, ZHDUKET DJATHI DHE GJIZA

Një dyqan bulmeti është vjedhur gjatë natës në një nga zonat kryesore të lagjes nr. 3, pasi autorët kanë thyer me forcë ambientin dhe kanë marrë të gjithë mallin brenda tij.

Sipas pronarit, i cili ka mbërritur në mëngjes rreth orës 07:30 për të hapur biznesin, dyqani është gjetur i thyer dhe i boshatisur, duke shkaktuar një dëm të vlerësuar në mbi 2 milionë lekë.

Ai deklaron se kjo është hera e dytë që biznesi i tij vidhet brenda një periudhe prej pesë muajsh. Për rastin e parë, sipas tij, autorët nuk janë identifikuar nga policia.

Policia e Shtetit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe në ambientet e dyqanit, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *