SV Elversberg ka realizuar ngjitjen historike në Bundesliga, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në elitën e futbollit gjerman.
Në ndeshjen e fundit të sezonit në 2. Bundesliga, skuadra nga një komunitet me rreth 7 mijë banorë mposhti 3–0 Preußen Münster, duke mbyllur kampionatin me një fitore bindëse dhe festë të madhe në stadiumin “Kaiserlinde”.
Me këtë sukses, Elversberg bëhet klubi i 59-të në historinë e Bundesligës, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm pas dështimit të vitit të kaluar në finalen e “play-off”-it ndaj 1. FC Heidenheim.
Këtë herë, skuadra u rikthye më e fortë dhe arriti të kompletojë një ngjitje historike, duke u shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të futbollit gjerman.
Tashmë Elversberg nis përgatitjet për debutimin në Bundesligë, një arritje që deri pak vite më parë dukej e paimagjinueshme për një klub të një komuniteti kaq të vogël.
