SKANDAL/ ZBULOHET SHKAKU I HELMIMIT NË AKADEMINË E SIGURISË

SKANDAL/ ZBULOHET SHKAKU I HELMIMIT NË AKADEMINË E SIGURISË

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë janë dërguar për ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit.

Studentët kanë shfaqur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje trupore, duke krijuar një situatë alarmante gjatë ditës së djeshme. Ata kanë marrë trajtim mjekësor në Repartin Infektiv të QSUT-së dhe më pas pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se helmimi ka ndodhur gjatë vaktit të drekës, ndërsa disa prej studentëve kanë vijuar trajtimin në spital edhe gjatë natës, me dy raste më të rënda që kanë qëndruar nën kujdes mjekësor.

Megjithatë, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se të gjithë studentët kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe janë larguar nga spitali në gjendje të stabilizuar.

Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit të kompanisë së kontraktuar për furnizimin me ushqim në Akademinë e Sigurisë. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë një tjetër teknologe ushqimi, ndërsa administratorja e kompanisë është shpallur në kërkim.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe për të dokumentuar plotësisht shkaqet e ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *