SKANDAL/ DYSHOHET HELMIM USHQIMOR NË AKADEMINË E SIGURISË, RRETH 40 STUDENTË MARRIN NDIHMË MJEKËSORE

SKANDAL/ DYSHOHET HELMIM USHQIMOR NË AKADEMINË E SIGURISË, RRETH 40 STUDENTË MARRIN NDIHMË MJEKËSORE

Rreth 40 studentë të Akademia e Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore menjëherë pas konsumimit të drekës. Disa prej tyre kanë pasur komplikacione më të rënda dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e servirur gjatë vaktit të drekës, ndërsa pritet që analizat përkatëse të përcaktojnë shkakun e saktë të incidentit.

Shërbimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë ofrohet nga një kompani private kateringu, e cila furnizon studentët me tre vakte në ditë. Pas ngjarjes, institucionet përgjegjëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të verifikuar standardet e sigurisë ushqimore.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të studentëve të prekur apo mbi rezultatet paraprake të hetimeve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *