VDEKJA E 37-VJEÇARES SHTATZËNË GJATË TRANSPORTIT POGRADEC–TIRANË, POLICIA NIS HETIMET

VDEKJA E 37-VJEÇARES SHTATZËNË GJATË TRANSPORTIT POGRADEC–TIRANË, POLICIA NIS HETIMET

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë administruar kartelën mjekësore të pacientes dhe kanë marrë deklarimet e personelit mjekësor, si dhe të familjarëve të saj. Qëllimi është verifikimi i të gjitha rrethanave që lidhen me trajtimin dhe transportimin e 37-vjeçares.

Motra e viktimës, e cila e ka shoqëruar gjatë qëndrimit në maternitet, ka pretenduar se ka pasur vonesë në nisjen e pacientes drejt Tiranës. Ajo ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi për motrën e saj.

Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçarja dyshohet se ka pësuar një hemorragji të brendshme, e cila nuk lidhej me shtatzëninë.

Për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes do të kryhet autopsia mjeko-ligjore. Rezultatet e saj pritet të jenë të rëndësishme për hetimin, pasi do të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave që çuan në përkeqësimin e gjendjes së pacientes dhe nëse ka pasur apo jo përgjegjësi në mënyrën dhe kohën e trajtimit të saj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *