Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupa e Turqisë ka bërë që sezoni i Beşiktaş JK të konsiderohet praktikisht i mbyllur, duke shtyrë drejtuesit të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.
Sipas të përditshmes turke “Sabah”, klubi nga Stamboll ka vendosur të mos ushtrojë klauzolën e blerjes për pesë lojtarë të afruar në huazim gjatë sezonit, mes tyre edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Asllani u transferua në janar nga Inter, por që në fillim kishte dyshime për shkak të vlerës së lartë të kartonit, rreth 12 milionë euro. Pas një sezoni pa trofe dhe me objektiv maksimal kualifikimin në UEFA Europa Conference League, drejtuesit e klubit turk nuk e konsiderojnë të arsyeshme këtë investim.
Si rrjedhojë, pritet që Asllani të mbyllë brenda dy javësh aventurën e tij të shkurtër në Turqi dhe të rikthehet në Itali te Interi, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur për një transferim të mundshëm në një tjetër klub, pasi hapësirat te zikaltërit duken të kufizuara.
