VEDAT MURIQI PRANË RIKTHIMIT TE EKIPI TURK

VEDAT MURIQI PRANË RIKTHIMIT TE EKIPI TURK

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, ndërsa mediat turke raportojnë se sulmuesi shqiptar i Kosovës është shumë afër rikthimit te Fenerbahçe.

Sipas gazetarit Sezgin Gelmez të HT Spor, është arritur një marrëveshje mes Muriqit dhe palës së lidhur me klubin turk, ndërsa tani mbetet vetëm hapi formal i nënshkrimit të kontratës, pasi të qartësohet situata brenda klubit.

Transferimi i mundshëm lidhet edhe me zhvillimet në zgjedhjet e brendshme të Fenerbahçes. Mediat turke theksojnë se aktualisht tema kryesore në klub është merkato, ndërsa kandidatët presidencialë Aziz Jıldırım dhe Hakan Safi po intensifikojnë përpjekjet për afrime të rëndësishme në skuadër.

Rikthimi i Muriqit do të shënonte një kapitull të ri për sulmuesin, i cili më herët ka qenë një nga emrat më të dashur për tifozët e Fenerbahçes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *