KRISTAL PALAS FITON TROFEUN E PARË EUROPIAN, TRIUMFON NË FINALEN E LIGËS SË KONFERENCËS

KRISTAL PALAS FITON TROFEUN E PARË EUROPIAN, TRIUMFON NË FINALEN E LIGËS SË KONFERENCËS

Kristal Palas ka shkruar histori në Lajpcig, duke fituar trofeun e parë europian në historinë e klubit pas fitores 1-0 ndaj Rajo Vajekanos, në finalen e Ligës së Konferencës së UEFA-s. Goli vendimtar u shënua nga Mateta, duke i dhënë londinezëve suksesin më të madh të tyre në arenën ndërkombëtare.

Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner bëhet një nga ekipet e rralla që arrin të fitojë një trofe kontinental që në pjesëmarrjen e parë, duke përsëritur një arritje që nuk ishte parë prej dekadash në futbollin europian.

Glasner largohet nga Kristal Palas në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhuruar klubit një moment historik në ndeshjen e tij të fundit në krye të ekipit.

Londinezët zhvilluan një ndeshje të disiplinuar, duke mbrojtur avantazhin minimal deri në fund dhe duke ngritur trofeun mes festës së madhe të tifozëve.

Nga ana tjetër, Rajo Vajekano pa të përfundonte seria prej nëntë ndeshjesh pa humbje (6 fitore dhe 3 barazime) në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Megjithatë, skuadra spanjolle mund të mbetet e kënaqur me një paraqitje të fortë në kompeticionin europian dhe me një rrugëtim pozitiv në historinë e saj në garat ndërkombëtare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *