MILAN NË LËVIZJE PËR STRUKTURËN E RE

MILAN NË LËVIZJE PËR STRUKTURËN E RE

Pronari i Milanit, Xherri Kardinale, së bashku me këshilltarin e tij Zlatan Ibrahimoviç, kanë zhvilluar një takim në Vjenë me Ralf Rangnik, duke hapur spekulime të reja për të ardhmen e klubit italian.

Në mediat italiane po qarkullon ideja se Rangnik mund të marrë rolin e drejtorit sportiv të ardhshëm te Milani, në kuadër të riorganizimit të strukturës drejtuese të klubit.

Lëvizjet në Milano vijnë pas pasigurive për disa emra në stafin aktual, duke i hapur rrugë ndryshimeve të mëdha në drejtim. Për pozicionin e trajnerit, një nga emrat e preferuar është Andoni Iraola, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij te Bornmuth në Premier League.

Megjithatë, Iraola mbetet një objektiv i vështirë, pasi për shërbimet e tij janë të interesuar edhe klube të tjera të Premier League, të cilat po ndjekin nga afër suksesin e tij në Angli.

Ralf Rangnik, i cili aktualisht është trajner i përfaqësueses së Austrisë, ka një kontratë që përfundon në fund të korrikut. Ai ka eksperiencë të mëparshme si drejtues sportiv, gjë që e bën një profil tërheqës për drejtuesit e Milanit.

Në vitin 2020, emri i tij ishte shumë pranë pankinës së Milanit si pasues i Stefano Piolit, por atëherë projekti u bllokua nga Paolo Maldini, ndërsa më pas klubi mori një drejtim tjetër sportiv.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *