TRAGJEDIA NË FABRIKËN E UASHINGTONIT, SHKON NË 11 NUMRI I VIKTIMAVE PAS SHPËRTHIMIT TË REZERVUARIT

TRAGJEDIA NË FABRIKËN E UASHINGTONIT, SHKON NË 11 NUMRI I VIKTIMAVE PAS SHPËRTHIMIT TË REZERVUARIT

Numri i viktimave nga aksidenti industrial në qytetin Longview, në shtetin e Uashingtonit, ka shkuar në 11, pasi ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e nëntë punëtorëve që rezultonin të zhdukur pas ngjarjes tragjike.

Lajmi u konfirmua nga Shefi i Zjarrfikësve të Longview, Brad Hannig, i cili deklaroi se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë lokalizuar edhe personin e fundit të raportuar si i zhdukur.

“Ne kemi gjetur punëtorin e nëntë dhe të fundit që u raportua i zhdukur në këtë incident”, tha Hannig gjatë një konference për shtyp.

Autoritetet kanë bërë publike edhe identitetet e viktimave: Gilbert Bernal (52 vjeç), Tyler Covington (29), Brad Covington (27), Dale Miller (54), Jarrett Ammons (35), Brandon Fincas (38), Clinton Doran (26), John Forsberg (51), Norman Barlow (58), Dillon Miller dhe një tjetër viktimë e identifikuar në listën zyrtare.

Fillimisht, ekipet e emergjencës njoftuan se dy persona kishin humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë ishin zhdukur. Operacioni i kërkimit vazhdoi për disa ditë deri në gjetjen e të gjithë punëtorëve.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes gjatë ndërrimit të turneve në fabrikën e Nippon Dynawave Packaging Co., kur shpërtheu një rezervuar me kapacitet rreth 900 mijë galonë (3.4 milionë litra), i mbushur me një sasi të madhe të ashtuquajturit “lëng i bardhë”, një substancë kimike shumë kaustike që përdoret në proceset industriale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa ngjarja konsiderohet një nga aksidentet industriale më të rënda të viteve të fundit në rajon.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *