PD e Korçës së fundmi e mbetur edhe pa seli për shkak të moslikuidimit të detyrimeve nuk gjen mbështetje financiare as nga milionerët që pretendojnë të marrin drejtimin e saj. Janë këta që me bekimin e Mulit, i cili nën ndikimin e “pupacit” politik që drejton opozitën e qarkut Korçë, islamofobit që shkaktoi një fragmentarizim të madh në struktura, si dhe me mbështetjen e shokut Niko, do e çojnë PD drejt një humbjeje katastrofike!
Le të shkruajmë thashethemet që fliten dhe dihen nga shumica e demokratëve korçarë.
Ish-kryetari që mban flamurin e “shitjes” së PD-së, me vëllain doganier që megjithëse është kapur disa herë në flagrancë nga organet ligjzbatuese, me ndërhyrjen e shokut Niko, s’i ka hyrë gjemb në këmbë”! Me bashkëshorten në administratën e lartë në pushtet! Me vilë 700.000 € të ndërtuar në opozitë kur pretendonte se ishte i papunë! Me ortakëri të njohur me shokun Niko dhe një ish-deputet flitet se po ndërtojnë pallat në Tiranë!
Ish-sekretari i degës dhe më pas ish-kryetar i saj. Ka marrë një fond të majmë nga qeveria Rama! Thashethemet thonë se ka ndërhyrë kunati vetë që është eksponent i lartë i PS-së dhe natyrisht shoku Niko. Nëpërmjet kompanive prestanome përfitojnë tendera nga bashkia që qeveriset nga PS.
Ish-sekretari i degës dhe sot kandidat për kryetar dege. Me bashkëshorten të punësuar në administratën e lartë socialiste dhe me kunatën e punësuar me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shokut Niko. Përfitues i tenderave publikë.
Një ish-biznesmen i pulave sot kontrabandist birrash (më i njohuri në fakt). Falë ndikimit të shokut Niko dhe spiunllëqeve në kurriz të të tjerëve, ky punon i qetë dhe është “biznesmeni” me i majmur.
Një ish-ekonomist (i dështuar), një spiun i bizneseve që mbasi i spiunon bën sekserin për t’ua mbyllur problemin. Një puthador i shokut Niko.
Një tjetër është ai që në Korçë pak ia dinë emrin, por e thërrasin me pseudonim. Një ish-inspektor në zyrën e punës një gjobaxhi që për një kohë shërbeu si menaxher në një “oborr” të PS-së, sigurisht me bekim të shokut Niko.
Deputetja për të cilën thashethemet thonë që për një vend pune dhe për një “mbyllje syri” për biznesin e familjes është vënë në shërbim të këtyre personave të lartpërmendur, patjetër me bekim të shokut Niko.
Deputeti luftarak që fitoi mbështetje masive thuhet se po humbet me shpejtësi mbështetje për shkak të qëndrimeve kontradiktore që me sa duket dirigjohen nga personat e sipërpërmendur nëpërmjet rekrutimit të një personi pranë deputetit që gëzon besimin e tij. Nëpërmjet “shpërblimit” me pozicione drejtuese të tij, ata drejtojnë edhe deputetin!
Po këta njerëz janë delegatët për nesër në Kuvendin Kombëtar të PD-së si dhe kandidatët për Këshillin Kombëtar që me ndërhyrje të kupolës drejtuese me siguri do rezultojnë fitues.
Nisur nga “thashethemet” e PD-së që normalisht i dinë të gjithë pritshmëritë janë për një degradim dhe komandë të plotë të shokut Niko dhe rrjedhimisht humbje katastrofike.
Kjo nuk është asgjë më shumë se “lufta” e humbësve që suportohen nga lart dhe që ndikon drejtpërdrejt në kurriz të demokratëve. Mungesa e seriozitetit në procese që perceptohen si fiktive po sjell një ulje të ndjeshme të besimit të elektoratit, duke e zhvendosur PD nga një alternativë qeverisëse në një forcë politike që rrezikon të mbetet e dobësuar dhe në afatgjatë, potencialisht edhe forcë e tretë në skenën politike të vendit.
Kapja nëpërmjet “Nikos” e këtyre individëve dhe përdorimi i strukturës lokale të PD-së në funksion të interesave të PS-së po krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e opozitës në nivel lokal. Në vend të një gare të hapur dhe konkurruese ku të përzgjidhen kandidatë me integritet dhe mbështetje reale proceset po perceptohet si i mbyllur dhe i orientuar nga interesa të ngushta, duke dobësuar më tej besueshmërinë e tij.
Në këtë realitet, mungojnë elementët bazë të një procesi politik të shëndetshëm: garë e ndershme, kandidatë seriozë, drejtues me legjitimitet dhe përfaqësim real i shqetësimeve të qytetarëve. Në vend të fokusit te problemet e komunitetit dhe hallet e njerëzve, vëmendja duket e zhvendosur te ndarja e përfitimeve dhe ruajtja e influencave brenda një rrethi të kufizuar personash që synojnë të kontrollojnë opozitën lokale.
Barra kryesore e kësaj situate bie mbi anëtarësinë e thjeshtë dhe demokratët e zakonshëm, të cilët jo vetëm që nuk përfitojnë nga këto zhvillime, por përballen me pasojat politike dhe elektorale të tyre. Ndërkohë, perceptimi publik është se përfituesit realë mbeten një grup i vogël individësh të lidhur me strukturat e brendshme të pushtetit lokal të partisë, duke thelluar më tej hendekun mes bazës dhe drejtimit.
