Një stuhi e frikshme përfshiu jugun e Shqipërisë mbrëmjen e kaluar (21 korrik), duke shkaktuar të lënduar dhe dëme të konsiderueshme, kryesisht në qytetet bregdetare.Por vendi ynë pritet të përfshihet sërish nga stuhi afatshkurtra.Paralajmërimi vjen nga meteorologia Tanja Porja, e cila foli për kushtet atmosferike të ditëve në vijim.Sipas Porjës, stuhitë do të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat më të rrezikuara janë ato qendrore dhe juglindore.“Presim edhe sot në territorin shqiptar ndonjë gjë krejt të vogël. Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s’mund ta përcaktojë, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet, dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre.E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga këto stuhi. Me një njollë pink rezulton zonat qëndrore dhe Lindja, Juglindja, Fushë-Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan, një pjesë e Librazhdit, Pogradec, Korçë, Ersekë, Devoll.Mund të fusim edhe Përmetin dhe Gjirokastrën. I gjithë territori është i rrezikuar. Fatmirësisht janë stuhi afatshkrutra, ku në 20-40 minuta prodhojnë sasi të jashtëzakonshme të rreshjeve, shpejtësi mjaft të larta të erës”.-u shpreh meterologia.


