SOT PROTESTA E 34-TË MASIVE NË TIRANË, QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E EDI RAMËS

SOT PROTESTA E 34-TË MASIVE NË TIRANË, QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E EDI RAMËS

Sot, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 34-të masive radhazi në Tiranë, ku organizatorët dhe pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Përmes thirrjeve publike, organizatorët u kanë bërë apel qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, që t’i bashkohen tubimit të parashikuar në kryeqytet.

Grumbullimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit do të shprehin kërkesat dhe qëndrimet e tyre.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij objektivi.

“Ju erdhi fundi”, është mesazhi i përcjellë në thirrjen drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 34-të radhazi, e cila pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *