SKËNDERBEU DREJT ZYRTARIZIMIT TË EKIPIT TEKNIK/ ZBULONI EMRAT

SKËNDERBEU DREJT ZYRTARIZIMIT TË EKIPIT TEKNIK/ ZBULONI EMRAT

Te KF Skënderbeu Korçë po merr formë rikthimi i Ivan Ahmataj në pankinën bardhekuqe, një emër që e njeh mjaft mirë ambientin korçar dhe që pritet të udhëheqë projektin e ri të skuadrës në Superiore.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se marrëveshja është drejt finalizimit, ndërsa po punohet edhe për kompletimin e stafit teknik që do ta shoqërojë Ahmatajn në aventurën e re.

Nga sa mësohet, nuk priten ndryshime të mëdha në pankinë, pasi trajneri do të vijojë të punojë me të njëjtin grup bashkëpunëtorësh të sezonit të kaluar. Gentjan Liço do të mbajë rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa Denis Hajdini do të vazhdojë si përgatitës atletik. Po ashtu, Erjon Llapanji pritet të mbetet trajner i portierëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Me kompletimin e stafit teknik, vëmendja tashmë do të kalojë te merkatoja. Në Korçë priten lëvizje në grupin e futbollistëve, sidomos për ata që nuk bindën gjatë sezonit të kaluar.

Ahmataj pritet të ketë rol kyç në ndërtimin e skuadrës së re, ndërsa klubi synon një sezon më konkurrues në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, zyrtarizimi përfundimtar mbetet në pritje të miratimit nga presidenti Ardian Takaj.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *