SKËNDER HITA FIRMOS LARGIMIN E ULIAN SHPATARAKUT NGA POLICIA E SHTETIT

SKËNDER HITA FIRMOS LARGIMIN E ULIAN SHPATARAKUT NGA POLICIA E SHTETIT

Skënder Hita ka firmosur përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit të Ulian Shpataraku, një emër i përfolur prej vitesh në dosje sensitive të strukturave ligjzbatuese.

Shpataraku konsiderohej si një nga oficerët më të afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, por prej muajsh ishte pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të komanduar Sokol Bizhga për “mosparaqitje të rregullt në punë”.

Sipas burimeve, Shpataraku justifikohej me ndjekjen e studimeve master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se për një periudhë të gjatë nuk paraqitej fare në detyrë, ndërsa vijonte të paguhej nga Policia e Shtetit.

Më herët, emri i tij ishte përmendur edhe në procedime të ndryshme që lidhen me lirimin e një personi të shumëkërkuar, ndërsa kishte qenë objekt verifikimesh nga AMP dhe SHISH.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *