SKANDAL: IVI KASO SHPRESON TË PËRMBYLLË NJË PROCES TË BËRË PIS

SKANDAL: IVI KASO SHPRESON TË PËRMBYLLË NJË PROCES TË BËRË PIS

Procesi zgjedhor në degën e Partisë Demokratike në Korçë u ndërpre nën një klimë të dukshme tensioni dhe mosdakordësish, ndërsa Ivi Kaso ka propozuar që zgjedhjet të mos zhvillohen derisa palët të ulin përplasjet dhe situata të qetësohet.

Kjo deklaratë, në një moment kur debatet e brendshme në degë janë intensifikuar, shihet si reflektim i një procesi që vetë Ivi Kaso e solli në këtë situatë.

Megjithatë, shtyrja e procesit në pritje të “qetësimit të situatës” po interpretohet nga disa si tregues i thellimit të krizës së brendshme, duke e mbajtur degën e Korçës në një gjendje pasigurie politike.

Ndërsa palët mbeten të ndara, procesi zgjedhor në PD Korçë vijon të mbetet pa një afat të qartë për normalizim, ndërsa Ivi Kaso vazhdon me shtirjen e tij se një proces i shkuar keq dukshëm mes demokratësh, për të është thjesht një “pezullim normal”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *