Në debatin e brendshëm për procesin zgjedhor në Partinë Demokratike në Korçë, deputeti Z. Fidel Kreka ka theksuar se e drejta e votës duhet të garantohet për të gjithë anëtarët e partisë, pa përjashtim.
Kreka është shprehur se çdo demokrat duhet të ketë mundësinë të marrë pjesë në vendimmarrje, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe të hapur.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur brenda degës së PD-së në Korçë u ndërpre procesi i organizimit të zgjedhjeve për Kryetar, me fokus mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe listat e pjesëmarrjes.
Sipas Krekës, garantimi i pjesëmarrjes së plotë të anëtarësisë është thelbësor për legjitimitetin e çdo procesi zgjedhor brenda partisë.
