SHQIPËRIA U-21 MPOSHTET MINIMALISHT NGA ITALIA

SHQIPËRIA U-21 MPOSHTET MINIMALISHT NGA ITALIA

Kombëtarja shqiptare U-21 u mund me rezultatin minimal 1-0 nga Italia U-21 në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar gjatë muajit qershor në stadiumin “Omero Tognon”.

Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me Simon Simonin në portë, ndërsa në formacion ishin edhe Elton Fikaj, Ervin Bashi, Arlind Kurti, Zylyf Muça, kapiteni Feta Fetai, Aidon Shehu, Burak Alili, Fabjan Përndreca, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.

Pavarësisht humbjes, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë përballë një kundërshtari cilësor, duke krijuar disa raste të pastra për shënim. Në minutën e 19-të, Rrok Toma iu afrua golit me një goditje me kokë nga brenda zonës, por topi përfundoi mbi traversë.

Pak më vonë, Fabjan Përndreca provoi me një goditje të fortë nga distanca, e cila kaloi shumë pranë shtyllës së portës italiane.

Edhe në pjesën e dytë Shqipëria vazhdoi të kërkonte rrugën e rrjetës. Në minutën e 60-të, kapiteni Feta Fetai tentoi nga brenda zonës, por goditja e tij nuk gjeti kuadratin.

Në fund, Italia arriti të ruajë avantazhin minimal, ndërsa kuqezinjtë largohen nga kjo sfidë me sinjale pozitive për paraqitjen dhe lojën e treguar ndaj një rivali të fortë evropian.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *