SHKËNDIJA I BESON ARTIM POLLOZHANIT, ISH-FUTBOLLISTI MERR DREJTIMIN E SKUADRËS PARA SFIDAVE EUROPIANE

SHKËNDIJA I BESON ARTIM POLLOZHANIT, ISH-FUTBOLLISTI MERR DREJTIMIN E SKUADRËS PARA SFIDAVE EUROPIANE

Shkëndija e Tetovës ka vendosur t’ia besojë drejtimin e ekipit një figure që e njeh mjaft mirë ambientin kuqezi. Klubi tetovar ka emëruar Artim Pollozhanin në krye të stafit teknik, duke i besuar atij misionin për të udhëhequr skuadrën në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga angazhimet në arenën europiane.

Ish-futbollisti i njohur i Shkëndijës rikthehet kështu në një rol të rëndësishëm te klubi, këtë herë si trajner. Pollozhani ka fituar më herët përvojë në pankinë, duke drejtuar skuadra si Ballkani dhe Flamurtari, çka pritet ta ndihmojë në përballjen me objektivat ambicioze të tetovarëve.

Ndërkohë, ndryshimet në stafin teknik nuk mbarojnë me kaq. Shkëndijës i është bashkuar edhe Kushtrim Voka, i cili do të ushtrojë detyrën e video-analistit. Voka vjen pas eksperiencës së tij te Partizani, prej nga u largua pak kohë më parë.

Me këto lëvizje, drejtuesit e Shkëndijës synojnë të ndërtojnë një staf konkurrues dhe të përgatitur për sfidat që e presin skuadrën, veçanërisht në përballjet europiane, ku klubi synon të lërë gjurmë dhe të avancojë sa më shumë në kompeticionet e UEFA-s.

Stafi i ri teknik i KF Shkëndija:

Artim Pollozhani – Shef i stafit teknik

Bekim Osmani – Ndihmës trajner

Kushtrim Voka – Ndihmës trajner dhe video-analist

Saladin Mustafi – Trajner i portierëve

Saimir Fetai – Trajner kondicional

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *