RUBIO/ SHBA MBETEN NË NATO, POR ALEANCA DUHET TË REFORMOHET

RUBIO/ SHBA MBETEN NË NATO, POR ALEANCA DUHET TË REFORMOHET

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të mbeten anëtare të NATO, por theksoi se aleanca ushtarake ka nevojë për reforma të thella.

Duke folur para Komitetit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, Rubio u shpreh se administrata amerikane kërkon rishikim të rolit dhe funksionimit të NATO-s, duke vënë theksin te rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare.

Ai bëri të ditur gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet muajin e ardhshëm në Turqi, ku do të paraqesë qëndrimin e SHBA-së për ndryshime brenda aleancës dhe do të kërkojë angazhim më të madh financiar nga aleatët.

Rubio shtoi se presidenti Trump është veçanërisht kritik ndaj disa vendeve anëtare, përfshirë Spanjën, për çështje që lidhen me përdorimin e bazave ajrore në operacione ushtarake.

I pyetur edhe për deklaratat mbi Groenlandën, Rubio tha se territori “për momentin” mbetet pjesë e Danimarkës, ndërsa diskutimet për përdorimin e tij në kuadër të mbrojtjes kolektive janë ende në zhvillim.

“Ne jemi ende anëtarë të NATO-s, por aleanca ka nevojë për ndryshime të thella,” u shpreh ai, duke shtuar se priten zhvillime të mëtejshme në këtë drejtim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *