“RIPERTERITJE” SLOGANI I KUVENDIT KOMBËTAR TË BERISHËS

“RIPERTERITJE” SLOGANI I KUVENDIT KOMBËTAR TË BERISHËS

“Riperteritje” do të jetë slogani i Kuvendit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme.

Punimet pritet të nisin në orën 10:00 me regjistrimin e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 11:00 do të fillojnë fjalimet.

Mes figurave që do të mbajnë mesazhe në këtë Kuvend janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Ivi Kaso, Floriana Garo dhe Nikola Kedhi.

Në Kuvend do të ketë gjithashtu të ftuar nga parti simotra të Partisë Demokratike, siç ka ndodhur edhe në raste të mëparshme.

Ky Kuvend Kombëtar do të zgjedhë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët do të përzgjidhen nga lista e kryetarit, kryesisë, propozimet e degëve si dhe nga kandidatët më të votuar në katër vitet e fundit që janë pjesë e këtij organi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *