RAMA REAGON/ DHUNA NDAJ DEPUTETËVE E ÇON PROTESTËN NË “TJETËR TERRITOR”, SULMET ME VEZË NUK JANË DEMOKRACI

RAMA REAGON/ DHUNA NDAJ DEPUTETËVE E ÇON PROTESTËN NË “TJETËR TERRITOR”, SULMET ME VEZË NUK JANË DEMOKRACI

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentet gjatë protestave përpara Parlamentit, ku janë raportuar edhe sulme me vezë ndaj automjeteve të deputetëve.

Gjatë një takimi me pensionistët, kreu i qeverisë u ndal te e drejta e protestës dhe kufijtë e saj në një sistem demokratik, duke theksuar se çdo qytetar ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e qeverisë, por pa cenuar institucionet shtetërore.

“Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cenuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në një demokraci, pushteti ndryshon përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës në rrugë, ndërsa theksoi se qeveria dhe qytetarët kanë role të ndara në këtë proces.

Duke iu referuar protestuesve, Rama përdori gjuhë të fortë metaforike, duke i ndarë ata që, sipas tij, protestojnë paqësisht nga ata që ushtrojnë dhunë.

“Kur shkon një grup për të ushtruar presion mbi deputetët, jemi në një tjetër territor. Flamingot janë paqësorë, ndërsa sorrat dhe korbat janë të dhunshëm”, deklaroi ai.

Kryeministri shtoi gjithashtu se ata që përdorin dhunë në protesta “nuk përfaqësojnë demokracinë” dhe, sipas tij, do të mbeten një pakicë e izoluar.

Në përfundim, Rama theksoi se ndryshimi politik në një vend demokratik ndodh vetëm përmes votës dhe jo përmes përplasjeve fizike apo presionit në rrugë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *