PUNONJËS I POLICISË SË BURGJEVE KAPET NË FLAGRANCË NË DURRËS, SEKUESTROHEN EDHE CELULARË NË BURGUN E FIERIT

PUNONJËS I POLICISË SË BURGJEVE KAPET NË FLAGRANCË NË DURRËS, SEKUESTROHEN EDHE CELULARË NË BURGUN E FIERIT

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se një punonjës i Policisë së Burgjeve në Durrës është kapur në flagrancë teksa tentonte t’i fuste një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësi është pezulluar menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij është gjetur edhe një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

Në një zhvillim tjetër, në IEVP Fier gjatë kontrolleve rutinë në ambientet e paraburgimit janë sekuestruar dy telefona celularë dhe një kabllo karikimi, pa autor të identifikuar.

DPB bën me dije se të dy rastet po hetohen në bashkëpunim me Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe strukturat përkatëse ligjzbatuese.

Institucioni thekson se do të vijojë zbatimi i politikës së tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe rendin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Njoftimi i DPB

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon kontrollet e pandërprera dhe zbatimin e politikës së tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit dhe cenimit të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Në IEVP Durrës, si rezultat i analizës së riskut ndaj punonjësve të evidentuar me prirje për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara, si dhe në bazë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, u bë e mundur kapja në flagrancë e një punonjësi të Policisë së Burgjeve, i cili tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike. Punonjësi u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.

Në IEVP Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa autor të identifikuar.

Të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur në zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave për garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *