PROTESTA E 18-TË KUNDËR QEVERISË, QYTETARËT MBLIDHEN SOT NË ORËN 19:00 PARA KRYEMINISTRISË

PROTESTA E 18-TË KUNDËR QEVERISË, QYTETARËT MBLIDHEN SOT NË ORËN 19:00 PARA KRYEMINISTRISË

Qytetarët që prej më shumë se dy javësh protestojnë në Tiranë kundër qeverisë do të mblidhen sërish këtë mbrëmje për protestën e 18-të radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Organizatorët kanë njoftuar se protesta do të nisë në orën 19:00, ndërsa ndryshimi i orarit është bërë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Pavarësisht kalimit të 17 ditëve nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja ka vijuar të mbetet e lartë. Edhe mbrëmjen e djeshme, qindra qytetarë u grumbulluan para godinës së Kryeministrisë, duke vazhduar mobilizimin e pandërprerë në mbështetje të kërkesave të tyre.

Për 17 ditë me radhë, protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe për të kërkuar ndryshime politike. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar.

Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, pjesëmarrësit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke përcjellë mesazhet dhe qëndrimet e tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *