POLICIA E SHTETIT HEQ LICENCËN PËR DY SUBJEKTE PRIVATE TË SIGURISË PAS INCIDENTIT NË ZVËRNEC

POLICIA E SHTETIT HEQ LICENCËN PËR DY SUBJEKTE PRIVATE TË SIGURISË PAS INCIDENTIT NË ZVËRNEC

Policia e Shtetit ka njoftuar heqjen e licencës për dy subjekte private të sigurisë fizike, Myrto Security 1.3A dhe Major Security, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë një proteste në zonën e Zvërnec.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë marrë në vijim të hetimeve administrative që po kryhen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimet lidhen me veprimet dhe mosveprimet gjatë tubimit të zhvilluar më 30.05.2026 në Portonovë, Zvërnec, si dhe me ligjshmërinë e veprimtarisë së subjekteve të kontraktuara për sigurinë e pronës në zonë.

Policia bën me dije se subjekti “Myrto Security 1.3A” nuk kishte zbatuar rregullat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte administruar listat e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në territor. Si pasojë, gjatë tubimit janë lejuar të hyjnë persona të paidentifikuar brenda rrethimit të pronës.

Sipas hetimeve paraprake, këta persona kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme gjatë protestës, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një pjesëmarrësi dhe duke hedhur gurë e sende të forta nga brenda territorit të rrethuar. Ndërkohë, punonjësit e sigurisë nuk kanë ndërmarrë veprime për parandalimin apo largimin e tyre.

Policia e Shtetit thekson se hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota ligjore të të gjitha palëve të përfshira në incident.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *