PLAGOSJE ME THIKË NË KOMBINAT, ARRESTOHET AUTORI

PLAGOSJE ME THIKË NË KOMBINAT, ARRESTOHET AUTORI

Një plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Kombinat.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit për motive të dobëta. Dy 60-vjeçarë kanë qenë duke pirë kafe në një lokal, kur pas një debati njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun e tij.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkaqe banale dhe nën efektin e alkoolit. Autori është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *