Futbollisti i Phil Foden është bërë protagonist i një episodi që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, gjatë një eventi boksi të zhvilluar në AO Arena në Mançester.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, gjatë aktivitetit është afruar drejt tij modelja dhe krijuesja e përmbajtjeve në rrjetet sociale Lily Phillips, e cila ka tentuar të komunikojë me futbollistin.
Në atë moment, ndërhyrja e bashkëshortes së tij, Rebecca Cooke, ka tërhequr vëmendje, pasi ajo i ka bërë me shenjë modeles që të largohej. Foden ka mbetur i ulur në vendin e tij gjatë situatës, ndërsa skena është filmuar nga të pranishmit.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke nxitur reagime dhe komente të ndryshme nga përdoruesit, të cilët e kanë kthyer momentin në një nga temat më të diskutuara të fundjavës në rrjetet sociale.

