Si rrallë herë, në Kuvendin e Shqipërisë është regjistruar një debat brenda radhëve të mazhorancës mes ministrit Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.
Debati nisi pas përfundimit të fjalës së kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili përmendi një deputet socialist në fjalimin e tij. Pas kësaj, Manja kërkoi fjalën për replikë, por nuk iu dha nga Peleshi, për shkak të dakordësisë paraprake për minutazhin e diskutimeve mbi rezolutën e integrimit.
Kjo situatë krijoi një moment tensioni në sallë, ndërsa nga radhët e opozitës u dëgjuan të qeshura dhe duartrokitje, duke e kthyer momentin në një episod të pazakontë të seancës plenare.
Debati:
Peleshi: Zoti Manja nuk ka fjalë për procedurë, sepse jemi me minutazh të përcaktuar. Nuk ka as replikë dhe as procedurë se jemi me minutazh. Zoti Balla e ka fjalën
Manja: Më përmendi emrin…
Peleshi: Nuk mundemi jemi me minutazh të përcaktuar. Në orën 16 duhet të mbarojnë të gjitha diskutimet
Manja: Ai të thotë ça të dojë…(nuk dëgjohet çfare thotë me tej, pasi flet pa mikrofon)
“O Niko”… dëgjohet Manja nga salla.
Peleshi: Unë nuk jam Niko, ju lutem
Manja: Ndjesë…
Peleshi: Zoti Manja e thamë që në fillim mos ti ngelet hatri askujt është me minutazh të përcaktuar, mos i ngelet hatri askujt.
Manja: O zotëri…
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni
Manja: Ma jepni tani
Peleshi: Kur t’ju vijë radha do flisni 5 minuta
