MAJKO BËN THIRRJE PËR PROTESTË NË SHKUP/ MBËSHTETJE STUDENTËVE SHQIPTARË PËR GJUHËN SHQIPE

MAJKO BËN THIRRJE PËR PROTESTË NË SHKUP/ MBËSHTETJE STUDENTËVE SHQIPTARË PËR GJUHËN SHQIPE

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Protesta e radhës do të mbahet më 18 maj në Shkup, duke nisur në orën 16:30, në mbështetje të kërkesës për të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në procesin e vlerësimit akademik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko theksoi se studentët po kërkojnë një të drejtë themelore, duke e cilësuar të pakuptimtë situatën ku studimet zhvillohen në shqip, ndërsa provimet jepen në gjuhë tjetër.

“Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amtare,” shkroi ai, duke e konsideruar këtë kërkesë si çështje të dinjitetit dhe barazisë në arsim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *