Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur këtë të diel përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, në një protestë të organizuar në mbështetje të banorëve të Zvërnec.
Protesta vjen pas ngjarjeve në Zvërnec, ku banorët kanë kundërshtuar ndërtimet në një zonë të mbrojtur, duke theksuar se po mbrojnë pronën e tyre. Sipas tyre, situata është shoqëruar edhe me dhunë ndaj protestuesve.
Qytetarët e mbledhur në Tiranë kanë kërkuar reagim institucional dhe zgjidhje të menjëhershme të çështjes, ndërsa kanë bërë thirrje për mbështetje ndaj banorëve të prekur.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Nuk shitet” dhe “Turp”, që pasqyrojnë pakënaqësinë e pjesëmarrësve.
Në tubim janë bashkuar edhe banorë nga Rrjoll, të cilët prej kohësh protestojnë për çështje të ngjashme në zonën e tyre.
