LAZIO SYNON BOMBERIN KUQ E ZI

LAZIO SYNON BOMBERIN KUQ E ZI

Nga Lazio pritet të largohet Elseid Hysaj në fund të sezonit, por në kryeqytetin italian mund të zbarkojë një tjetër legjionar kuqezi, Cristian Shpendi.

Sipas mediave italiane, presidenti Claudio Lotito dhe drejtuesit e klubit po planifikojnë një revolucion në repartin ofensiv për sezonin e ri.

Përveç interesimit për Daniele Maldini, për të cilin Lazio mund të aktivizojë të drejtën e blerjes së kartonit, klubi bardhekaltër po monitoron nga afër edhe situatën e Cristian Shpendit.

Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një tjetër sezon pozitiv me Cesena në Serie B, duke regjistruar 10 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje, pavarësisht problemeve fizike gjatë sezonit.

Mediat italiane theksojnë se Shpendi konsiderohet një mundësi interesante jo vetëm për Lazion, por edhe për disa skuadra të tjera të Serie A, ndërsa Cesena është e gatshme të dëgjojë ofertat për kartonin e tij.

Pengesa kryesore për Lazion pritet të jetë konkurrenca e fortë për sulmuesin kuqezi, i cili vlerësohet shumë edhe jashtë Italisë.

Nëse Lazio arrin të sigurojë një vend në kupat europiane për sezonin e ardhshëm, Lotito pritet të investojë fuqishëm gjatë merkatos së verës, me Cristian Shpendin që mund të jetë një nga objektivat kryesorë të klubit italian.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *