EDVIN KULLURI: PD NË PIKËN MË TË KEQE, KA MBETUR PJESA MË MEDIOKRE E PARTISË

EDVIN KULLURI: PD NË PIKËN MË TË KEQE, KA MBETUR PJESA MË MEDIOKRE E PARTISË

Analisti Edvin Kulluri deklaroi se Partia Demokratike ndodhet në situatën më të vështirë në historinë e saj politike.

Gjatë një interviste në emisionin “Studio24” në News24, Kulluri u shpreh se pjesa më e vlefshme e PD-së është larguar ndër vite, ndërsa sipas tij në parti kanë mbetur figura të dobëta politikisht.

“Sot ka mbetur pjesa më mediokre e partisë, pjesa e mirë janë larguar, jo vetëm në nivel drejtues, por edhe në bazë. Këta që sot janë bërë njerëz të rëndësishëm në bazë, kanë qenë të parëndësishëm kur PD funksiononte”, tha ai.

Kulluri e cilësoi të paprecedentë faktin që një forcë politike të qëndrojë katër mandate radhazi në opozitë, duke shtuar se shpresat për një “ringjallje” të PD-së janë zbehur ndjeshëm.

Sipas tij, partia ka humbur energjinë dhe besimin e qytetarëve, ndërsa rezultatet elektorale tregojnë një rënie të fortë të mbështetjes.

“PD sot del diku tek 18%, është katastrofë. Edhe PS ka rënë, por jo në këto përmasa”, u shpreh ai.

Analisti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi të ardhmen e figurave të reja brenda opozitës, duke përmendur edhe Ervin Salianji.

“A ia vlen zotit Salianji të bëjë një betejë me një PD në këtë gjendje, apo Shqipëria ka nevojë për një frymë të re? Sepse çdo dy vite partia bën vetëvrasje politike”, deklaroi Kulluri.

Burimi: News 24, emisioni Studio 24

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *