AL NASSR DHE RONALDO SHTYJNË TITULLIN KAMPION NË ARABI

AL NASSR DHE RONALDO SHTYJNË TITULLIN KAMPION NË ARABI

Cristiano Ronaldo duhet të presë ende për të festuar titullin e tij të parë në Arabia Saudite. Një gafë dramatike e portierit Bento në minutën e 98-të i prishi festën Al Nassr dhe legjendës portugeze, që ishte bërë gati të ngrinte trofeun.

Në përballjen ndaj Al Hilal të drejtuar nga Simone Inzaghi, Al Nassr kishte nevojë vetëm për fitore për të siguruar matematikisht titullin dy javë para fundit të sezonit.

Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit kur Mohamed Simakan kaloi vendasit në avantazh në minutën e 37-të. Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus administroi mirë ndeshjen dhe në minutën e 83-të trajneri vendosi të zëvendësonte Ronaldon për të fituar kohë dhe për të freskuar skuadrën.

Por kur festa dukej e sigurt, në minutën e 98-të erdhi goditja e ftohtë. Pas një rivënieje fundore dhe një topi të gjatë në zonë, portieri Bento nuk arriti të kontrollonte sferën, duke i dhënë mundësinë Al Hilal të barazonte rezultatin dhe të shtynte festën e titullit për Al Nassr.

Megjithatë, me pesë pikë avantazh dhe dy javë nga fundi, Al Nassr vazhdon të mbajë fatin e kampionatit në duart e veta.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo reagoi në rrjetet sociale:

“Ëndrra është afër. Kokën lart, kemi edhe një hap për të bërë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mahnitshme”, shkroi CR7.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *