KREU I SPAK NGRE SHQETËSIMIN PËR MANDATIN E PROKURORËVE TË POSAÇËM/ RREZIKOHET VIJIMËSIA E HETIMEVE

KREU I SPAK NGRE SHQETËSIMIN PËR MANDATIN E PROKURORËVE TË POSAÇËM/ RREZIKOHET VIJIMËSIA E HETIMEVE

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka ngritur shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, duke paralajmëruar se mungesa e një zgjidhjeje të qartë ligjore mund të ndikojë në vijimësinë e hetimeve dhe ruajtjen e ekspertizës brenda institucionit.

Gjatë raportimit në Kuvend, Braho theksoi se modeli aktual kushtetues, i cili parashikon një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi për prokurorët e posaçëm, ka qenë i rëndësishëm në fazën e ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë, por tashmë duhet të rivlerësohet.

Sipas tij, mungesa e qartësisë ligjore mund të cenojë standardet profesionale dhe vijimësinë e hetimeve, duke ndikuar gjithashtu në besimin e publikut dhe në përmbushjen e pritshmërive të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Braho nënvizoi se përfundimi i mandatit nuk prek vetëm karrierën individuale të prokurorëve, por sjell edhe rrezikun e humbjes së eksperiencës së specializuar të ndërtuar ndër vite në hetimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai theksoi se është e nevojshme të vlerësohet nëse kuadri aktual garanton mjaftueshëm vijimësi profesionale për funksionimin efektiv të Prokurorisë së Posaçme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *