AMP ARRESTON 4 EFEKTIVË POLICIE NË SHKODËR PËR SHPËRDORIM DETYRE

AMP ARRESTON 4 EFEKTIVË POLICIE NË SHKODËR PËR SHPËRDORIM DETYRE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie në Shkodër, të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka nisur pas informacioneve se shtetasi Hasan Verracaku, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe ruajtje.

Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e AMP-së, u bë arrestimi në flagrancë i katër efektivëve të policisë: inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari dhe Dioniz Hotaj, si dhe punonjësi Ridvan Zefi, të gjithë me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare në Shkodër.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësitë individuale të punonjësve të përfshirë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *