Qindra qytetarë dolën në shesh për të mbrojtur atë që po u merret çdo ditë, pasuritë publike, dinjitetin dhe të drejtën për t’u dëgjuar. Me pankarta dhe zë të fortë, ata i thanë “mjaft” një modeli qeverisjeje që i sheh qytetarët si spektatorë dhe pasuritë si plaçkë.Kjo nuk ishte një protestë e zakonshme. Ishte një sinjal alarmi. Një refuzim i hapur ndaj heshtjes që kërkohet dhe një reagim ndaj arrogancës që ofrohet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Kur qytetarët detyrohen të dalin në rrugë për të mbrojtur të përbashkëtën, problemi nuk është më i vogël, është thelbësor. Korça foli. Dhe thonë që po foli Korça, ka folur e gjithë Shqipëria. Kjo rrugë nuk ka kthim pas! Ndryshimi po vjen, nga njerëzit e mirë, qytetarët e lirë e të ndershëm, me dinjitet dhe atdhetarë.
