JULINDA EMIRI ZGJIDHET NË KRYE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-SË, ISHTE PJESË E PROTESTAVE PARA KRYEMINISTRISË

JULINDA EMIRI ZGJIDHET NË KRYE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-SË, ISHTE PJESË E PROTESTAVE PARA KRYEMINISTRISË

Aktorja Julinda Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke pasuar në këtë detyrë Edi Palokën, i cili vendosi të mos rikandidojë për një mandat tjetër.

Emiri është njohur edhe për angazhimin e saj në protestat e zhvilluara para Kryeministrisë, ku ka qenë pjesëmarrëse aktive dhe ka mbajtur fjalime nga podiumi i ngritur nga Grupi Koordinues i tubimeve.

Gjatë një prej protestave, ajo kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se proceset që, sipas saj, nisën me ndërhyrjet në zonën e Teatrit Kombëtar, u pasuan më tej me projekte të tjera të debatueshme në Rrjoll dhe Zvërnec.

Zgjedhja e Julinda Emirin në krye të Këshillit Kombëtar konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme të forumit drejtues të Partisë Demokratike, në një moment kur selia blu po synon riorganizimin e strukturave të saj dhe forcimin e angazhimit politik në opozitë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *