GODITET GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS NË MYKONOS, NË KRYE 37-VJEÇARI SHQIPTAR SIPAS POLICISË GREKE

GODITET GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS NË MYKONOS, NË KRYE 37-VJEÇARI SHQIPTAR SIPAS POLICISË GREKE

Policia e Greqisë ka goditur një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në ishullin e Mykonos, ku në krye të grupit dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari përdorte një kompani transporti turistik me furgonë për të kamufluar aktivitetin e grupit, duke shërbyer si mbulesë për lëvizjen e anëtarëve dhe shpërndarjen e drogës në zonat me fluks të lartë turistik në ishull.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona, ndërsa hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal ka nisur në mesin e muajit prill. Fitimet e përfituara nga trafiku i drogës vlerësohen rreth 700 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në Mykonos, Pire dhe Perama, policia ka sekuestruar rreth 4.5 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, kanabis, ketaminë, tableta farmaceutike dhe substanca të tjera psikoaktive.

Sipas autoriteteve, 37-vjeçari shqiptar dyshohet se kishte rolin drejtues në organizatë, duke koordinuar furnizimin, transportin, shpërndarjen dhe menaxhimin e të ardhurave. Anëtarët e tjerë të grupit kishin role të ndara në ruajtje, shpërndarje dhe administrim të fitimeve nga aktiviteti kriminal.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *