Policia ka arrestuar pronarin e pishinës “Glow”, Ermal Koko, ku mëngjesin e djeshëm humbi jetën një 15-vjeçar në rrethana tragjike.
Sipas burimeve zyrtare, Koko është ndaluar në flagrancë nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, e parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme që çuan në humbjen e jetës së të miturit.
Policia ka deklaruar se po mblidhen prova materiale dhe dëshmi nga vendngjarja, me qëllim sqarimin e plotë të dinamikës së incidentit.
