Është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 11-të masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Tubimi i sotëm përkon edhe me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbajtur më 10 qershor 1878. Qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protesta pritet të vijojë me marshime në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa thirrjet kryesore të protestuesve mbeten “Jep dorëheqjen” dhe “Rama ik”.

