Markiz Sallufi është emëruar drejtori i ri i IEVP Elbasan, një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në qarkun e Elbasan.
Prezantimi i tij u bë këtë të premte nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, gjatë një takimi me stafin drejtues dhe administratën e institucionit.
Gjatë prezantimit, u kërkua rritje e standardeve të sigurisë, disiplinës dhe profesionalizmit në punën e përditshme në burg.
Sallufi vjen në këtë detyrë pas një eksperience në administratë dhe poste drejtuese, përfshirë detyra në sektorin e energjisë dhe në administratën vendore në Peqin.
