DHUNOHEN NË PRITË NJË ÇIFT NË FUSHË-ARRËZ, POLICIA HETON PISTËN E HAKMARRJES

DHUNOHEN NË PRITË NJË ÇIFT NË FUSHË-ARRËZ, POLICIA HETON PISTËN E HAKMARRJES

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh është sulmuar dhe dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se u kanë zënë pritë në rrugë Skënder Nikës dhe Bardhë Nikës, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë kryer edhe veprimet e para në vendngjarje për dokumentimin e rrethanave.

Burime paraprake bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për hakmarrje. Sipas këtyre informacioneve, çifti dyshohet se kishte denoncuar më herët parcela të kultivuara me lëndë narkotike në zonë, çka mund të ketë sjellë reagimin e dhunshëm ndaj tyre.

Forcat e rendit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve, ndërsa po analizohen të gjitha pistat e mundshme për motivet e sulmit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *