XABI ALONSO NË RADARËT E EKIPIT BRITANIK, MERKATOJA E VERËS MUND TË RIKTHEJË TRAJNERIN SPANJOLL NË STOL

XABI ALONSO NË RADARËT E EKIPIT BRITANIK, MERKATOJA E VERËS MUND TË RIKTHEJË TRAJNERIN SPANJOLL NË STOL

Merkatoja e verës pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e Xabi Alonso, i cili mund të rikthehet sërish në drejtimin e një skuadre pas periudhës së pauzës.

Trajneri spanjoll ka qëndruar pushim pas largimit nga Real Madrid, ndërsa në media është raportuar vazhdimisht për interesim nga klube të ndryshme europiane.

Fillimisht u përmend një mundësi rikthimi te Liverpool, por aktualisht në drejtimin e klubit anglez vazhdon të jetë Arne Slot, i cili ka marrë besimin e drejtuesve pas rezultateve pozitive dhe konsolidimit të skuadrës.

Ndërkohë, në skenë ka hyrë fuqishëm një tjetër klub i madh anglez, Chelsea, i cili po kërkon një trajner të ri pas një sezoni zhgënjyes dhe ndryshimeve të shumta në pankinë.

Sipas raportimeve, Alonso shihet si një nga opsionet kryesore për të marrë drejtimin e klubit londinez, i cili aktualisht ndodhet jashtë zonës së kompeticioneve europiane në renditjen e Premier League.

Megjithatë, ai nuk është alternativa e vetme, pasi Çelsi ka kontaktuar edhe trajnerin tjetër spanjoll Andoni Iraola, i cili vlerësohet për stilin e tij modern të lojës dhe punën me ekipet e Premier League.

E ardhmja e Xabi Alonso-s mbetet e hapur, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për hapin e tij të radhës në karrierën si trajner.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *