FUTBOLLISTI 17-VJEÇAR LARGOHET NGA SHQIPËRIA, KALON TE GREQIA PAS MIRATIMIT TË FIFA-S

FUTBOLLISTI 17-VJEÇAR LARGOHET NGA SHQIPËRIA, KALON TE GREQIA PAS MIRATIMIT TË FIFA-S

FSHF po përballet me një tjetër rast të largimit të një talenti premtues nga ekipet kombëtare të moshave, një fenomen që është bërë gjithnjë e më shqetësues në vitet e fundit.

Rasti më i fundit ka të bëjë me mesfushorin 17-vjeçar të PAOK-ut, Evagjelos Gjoka, i cili ka vendosur të ndryshojë përfaqësuesen kombëtare dhe të vijojë karrierën ndërkombëtare me Greqi.

Gjoka kishte qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë, duke luajtur fillimisht me U17 dhe më pas me U19, ndërsa për disa vite FSHF kishte investuar në zhvillimin e tij si një nga talentet premtues të brezit të ri.

Megjithatë, futbollisti ka paraqitur kërkesë në FIFA për ndryshimin e përfaqësueses kombëtare, kërkesë e cila është miratuar zyrtarisht, duke i hapur rrugën aktivizimit të tij me ekipet e moshave të Greqisë.

Ky zhvillim vjen në një moment kur ekipet kombëtare të moshave shqiptare po përballen jo vetëm me mungesë rezultatesh, por edhe me një trend në rritje të largimit të lojtarëve cilësorë drejt përfaqësueseve të tjera.

Fenomeni po ngre shqetësime për strategjinë e zhvillimit të talenteve dhe ruajtjen e tyre brenda sistemit të futbollit shqiptar, duke vënë në fokus nevojën për politika më të forta të identifikimit dhe mbajtjes së lojtarëve të rinj me potencial.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *